September 19, 2024



























Mimi Kodheli është ndër gratë e politikës që ka më së shumti miq e mikesha. Ndoshta koha e gjatë që ajo është pjesë e Parlamentit, apo ndoshta natyra e saj miqësore, kanë bërë që Mimi mos të ketë barriera mes ngjyrave politike në miqësitë e saj.

Gjithnjë e përqendruar në biseda me kolegë, ajo zgjedh të kalojë goxha kohë me ta. Por, ka edhe raste, kur vëmendjen e saj ia merr telefoni, apo nxitimi për të shkuar diku dhe nuk e ka shumë mendjen te miku që i qëndron pranë.

mimi kodheli Agron Çelaq

Flasim pikërisht për këtë shkrepje, ku ajo ka qenë me kolegun e saj nga Partia Socialiste, Agron Çela.

Ndonëse ky i fundit dukej shumë i entuziasmuar duke biseduar me të, Kodheli ka qenë totalisht e përqëndruar te telefoni, duke mos qenë e vëmendshme në atë çfarë kolegu po i thoshte. Ndoshta një mesazh i rëndësishëm i ka marrë vëmendjen Kodhelit, që nuk ndodh shpesh të neglizhojë kolegët.

mimi kodheli Agron Çela1 mimi kodheli Agron Çela2 mimi kodheli Agron Çela3 mimi kodheli Agron Çela4 mimi kodheli Agron Çela5 mimi kodheli Agron Çela6 mimi kodheli Agron Çela7 mimi kodheli Agron Çela8

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

<!–

–>

© Panorama.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *